Ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha votoi ditën e sotme për shkarkimin e Lulzim Bashës. Pas votimit në ambientet e bar ‘amerika’, Berisha u shpreh se dita e sotme ishte historike për partinë dhe për mbarë shoqërinë shqiptare. Sipas tij, referendumi i ditës së sotme është një kapitull i ri në rrugën e rithemelimit të partisë.
Një ditë historike për lirinë në PD, për pluralizmin politik dhe për mbarë shoqerinë shqiptare. Për herë të parë në histori është anëtarësia ajo që vendos sot, për shkarkimin e Lulzim Bravës nga ajo detyrë që dëshmoi se nuk e ka merituar ndonjëherë. Ky është një kapitull i ri në rrugën e rithemelimit të PD-së dhe pluralizmit në Shqipëri. E patë ju kreun e meduzës mbrëmë, se si përpiqej që të tjetërsohej në çdo gjë tjetër nga ai që është. Unë u jap fjalën se të dy do të kenë të njëjtin fat. Ditën e hënë në orën 4, të gjithë demokratët në protestën e madhe në mbrojtje të interesit kombëtar, dhe kundër vjedhjes së tmerrshme të 420 milionë eurove, që kërkon kreu i Meduzës me SPAKun e tij ti fshehë në një vjedhje 3 milionë euro. Unë i mbledh në cilësinë e sovranit. Sot kemi një protestë të shoqatës Brava-Bardhi. Shqiptarët e dinë vetë zgjedhjen e tyre.