Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje pasardhësit të tij Edi Ramës, që të mos vendos polici në selinë e PD-së. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se selia e PD-së nuk është repart ushtarak.
Edvin larg duart nga selia e PD! Ky nuk eshte repart ushtarak por eshte Selia e Partise Demokratike! Miq, ne nje akt te pashembullt, armiqesor absolut ndaj Partise Demokratike, Kreu i Meduzes Edvin Kristaq Rama pushton me narkobandite me uniforme Seline e Partise Demokratike! sb
Reagimi i Berishës vjen pasi ditën e djeshme u raportua se në tarracën e PD ishin vendosur forca të policisë për të ruajtur selinë. Ndërkohë që kjo gjë u mohua nga kryeministri Rama si dhe nga vetë strukturat e PD-së.