Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka certifikuar rezultatet e referendumit për shkarkimin e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në dokumente shihet se kanë marrë pjesë në votime 43 mijë e 879 anëtarë, ndërsa pro shkarkimit të kryedemokratit kanë votuar 43 mijë e 385 anëtarë. 171 vota janë shpallur të pavlefshme, kundër shkarkimit të Bashës kanë qenë 306 anëtarë, kurse 17 të tjerë kanë abstenuar.