Flamuri serb është djegur para godinës së Kryeministrisë së Shqipërisë.
Pamjet e siguruara tregojnë momentin kur disa të rinj i vënë zjarrin flamurit serb pikërisht në ditën kur Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ndodhet në Tiranë. Në këtë mënyrë të rinjtë shqiptarë kanë ‘marrë hak’ pas djegies së flamurit shqiptar në Beograd, në kohën që kryeqytetin serb e vizitoi kryeministri Edi Rama.