Londra ka anuluar festimet e planifikuara për Vitin e ri për shkak të rritjes drastike të rasteve të variantit Omicron. Lajmi është njoftuar nga kryebashkiaku laburist i Londrës, Sadiq Khan, sipas të cilit infeksionet kanë arritur nivele rekord në kryeqytetin britanik
“Me infeksionet Covid-19 në nivele rekord në qytetin tonë dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, unë jam i vendosur të bëj gjithçka që është e mundur për të ngadalësuar përhapjen e variantit të ri dhe për të siguruar që shëndeti publik të mos mbingarkohet nga ky dimër. Kjo do të thotë se ne nuk do të organizojmë më festimin e Vitit të Ri me 6500 persona në sheshin Trafalgar”, njoftoi ai.
Ai tha se qendër e festimeve të Vitit të Ri në Londër do të jetë një spektakël i shkëlqyer që do të transmetohet live në BBC dhe do të nxjerrë në pah momentet kryesore të vitit 2021.