Policia ka njoftuar arrestimin e dy personave, të cilët gjatë protestës së djeshme kundër “Ballkanit të hapur”, kanë djegur 4 flamuj të Serbisë. Policia bën me dije se në pranga janë vënë Astrit Cara, 41 vjeç, banues në Tiranë dhe Besnik Balani, 56 vjeç, banues në Krujë. Ndërkohë po hetohen në gjendje të lirë 6 protestues të mitur të moshës 15 e 16 vjeç, banues në Tiranë dhe në Durrës.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Poshtërimi i Republikës dhe i simboleve të saj”.