• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Përballja me ndryshimet klimatike, shkencëtarët paralajmërojnë: Bota po dështon të përballojë kërcënimin

21/12/2021
in Botë
0
Përballja me ndryshimet klimatike, shkencëtarët paralajmërojnë: Bota po dështon të përballojë kërcënimin

Ndërsa pandemia e koronvirusit dominoi titujt e mediave për të dytin vit, kriza klimatike vazhdoi të intensifikohej.

Pas inagurimit të presidentit Joe Biden në janar, Shtetet e Bashkuara ndryshuan qëndrimin në lidhje me ndryshimet klimatike, pas katër vitesh mosveprimi nga administrata Trump.

“Sipas mendimit tim, ne kemi pritur shumë gjatë për t’u marrë me krizën klimatike. Nuk mund të presim më”, deklaroi presidenti Biden dhe më pas vendosi një objektiv për uljen e sasisë së ndotjes nga gazet që shkaktojnë efektin serrë në Shtetet e Bashkuara, me 50 për qind deri në vitin 2030.

Profesori i drejtësisë në Universitetin Kolumbia, Michael Gerrard thotë se administrata Biden nisi të ndërmarrë hapa për të arritur këtë objektiv.

“Administrata Biden i është bashkuar marrëveshjes së Parisit për klimën, ka rifilluar procesin e veprimit ndaj ndryshimeve klimatike. Kongresi ka miratuar shumë fonde për të shkuar drejt infrastrukturës energjetike. SHBA është kthyer”, thotë zoti Gerrard.

“Por ka ende një hendek mes aspiratës dhe veprimeve reale që janë realizuar brenda këtij viti të parë”, thotë Rachel Cleetus, nga organizata “Bashkimi i Shkencëtarëve të Shqetësuar”.

Ajo thotë se presidenti Biden ka luftuar në Kongres për agjendën e tij në lidhje me ndryshimet klimatike, por ka lejuar që zhvillimi i karburanteve fosile të vazhdojë.

Sipas ekspertëve, viti 2021 pritet të jetë, ashtu si gjashtë vitet paraardhëse,“viti më i nxehti i regjistruar”.

Temperaturat e larta shkaktuan zjarre nga Siberia, në Amerikë dhe Kanada. Përmbytjet shkaktuan qindra viktima në Kinë dhe Gjermani. Këto ngjarje ekstreme tani po bëhen normale, thotë Joseph Majkut nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

“Ne duhet të përgatitemi për efektet që do të shkaktojnë. Ato do të jenë të dëmshme, por nëse ne bëjmë më të mirën, ato do të jenë të menaxhueshme. Por ne duhet të jemi gati pasi do të ndodhin më shumë ngjarje ekstreme”, thotë zoti Joseph Majkut.

Por shkencëtarët paralajmërojnë se bota po dështon të përballojë kërcënimin. Pas një rënie të shkurtër nga pandemia COVID-19, emetimet e gazeve serrë u rritën në vitin 2021.

Vëzhguesit ishin pesimistë edhe në samitin e klimës të muajit nëntor, që u mbajt në Glasgou.

Shumë vende premtuan ulje të konsiderueshme të emetimeve. Dhe vendet më të pasura ranë dakord të rrisin fondet për klimën për vendet me të ardhura më të ulëta, thotë Helen Mountford, një eksperte mbi çështje të klimës në Institutin e Burimeve Botërore.

“Ne pamë shumë më tepër përparim, sesa shumë prej nesh mendonin se ishte e mundur ndonjëherë. Por në të njëjtën kohë, e vërteta e dytë është se ne thjesht nuk lëvizëm aq shpejtë duke patur parasysh rëndësinë e kësaj sfide”, mendon ekspertja mbi çështje të klimës.

Planeti është ende në rrugën e duhur për të mos arritur nivelet shkatërruese të ngrohjes. Sipas drejtuesit të takimit të OKB-së për klimën, Alok Sharma, vendet u zotuan të kthehen vitin e ardhshëm me premtime më të forta.

“Ndërsa ne kemi arritur, besoj, një marrëveshje historike, ajo për të cilën do të gjykohet nuk është vetëm fakti që vendet kanë nënshkruar, por do të gjykohet nëse ata përmbushin angazhimet”, thotë zoti Alok Sharma.

Fatkeqësitë do të vazhdojnë të intensifikohen ndërsa Toka nxehet, thonë shkencëtarët, por na takon ne të vendosim se sa keq do t’i lëmë gjërat të shkojnë./ VOA

Tags: administrata trumpkercenimndryshimet klimatike
Previous Post

Koha e dhimbjes ka mbaruar për këto 3 shenja. Një lajm i mirë ju pret

Next Post

Shenjat më spirituale të ZODIAKUT. Janë shumë të ndjeshëm dhe shohin atë që shumica e njerëzve nuk munden

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Horoskopi

Shenjat më spirituale të ZODIAKUT. Janë shumë të ndjeshëm dhe shohin atë që shumica e njerëzve nuk munden

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.