Sali Berisha ka hyrë në selinë e Partisë Demokratike për të zhvilluar një mbledhje me Komisionin e Rithemelimit. Ndryshe nga hera e fundit që u paraqit në selinë blu, Berisha ka ngjitur shkallët e selisë dhe është futur në një sallat e godinës për të zhvilluar mbledhjen e radhës. Për të hyrë brenda, dyert janë shpërthyer nga militantët e PD-së.
Ndërkohë në një sallë tjetër, Lulzim Basha është duke zhvilluar një mbledhje tjetër me strukturat e Partisë Demokratike. Situata është e njëjta që ndodhi në datën 13 dhjetor, kur të dy palët u mbyllën në dy salla të ndryshme dhe e ndanë godinën në gjysëm.