Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një mbledhje me kabinetin qeveritar, për të kryer një analizë mbi punët e bëra në 3-mujorshin e parë të mandatit të tretë.
Mësohet se fokusi i kësaj mbledhje do të jetë pandemia dhe rindërtimi, ndërsa nuk do të mungojë analiza edhe për punën e bërë nga ministrat e tjerë në 100 ditëshin e parë. Mbledhja do të zhvillohet pa praninë e mediave, në një restorant përballë Kryesisë.