• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Covid në SHBA! Biden apel qytetarëve: Ne jemi gati, do ta kalojmë dhe këtë

23/12/2021
in Botë
0
Covid në SHBA! Biden apel qytetarëve: Ne jemi gati, do ta kalojmë dhe këtë

Presidenti amerikan Joe Biden apelon për patriotizmin e bashkatdhetarëve të tij para zgjerimit të shpejtë të Omikron. Varianti Omikron është tani dominues në SHBA. Sipas presidentit amerikan Joe Biden, të gjithë qytetarët e Shteteve të Bashkuara kanë një detyrë patriotike – që të vaksinohen. Ata që nuk janë vaksinuar plotësisht kanë arsye të mira për t’u shqetësuar për shkak tw virusit Omikron, paralajmëroi Biden në një fjalim për pandeminë Corona, të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë. Varianti i ri po përhapet më shpejt nga sa pritej, tha ai.

Donald Trump mori vaksinën e tretë

Në këtë kontekst, Biden përmendi edhe paraardhësin e tij kontrovers Donald Trump, si një shembull të shkëlqyer. Biden iu referua një deklarate të Trumpit, se ai kishte marrë vaksinën e tretë përforcuese. “Kjo është ndoshta një nga gjërat e pakta për të cilat ai dhe unë mund të biem dakord”, tha Biden. Trump përmendi në një ngjarje në Dallas të dielën se ai kishte marrë një vaksinim përforcues. Në një video mund të shihet sesi një pjesë e publikut reagoi me kundërshtime e fishkëllima.

Miliona njerëz në SHBA ende nuk duan të vaksinohen kundër koronavirusit. Pothuajse 808.000 njerëz kanë vdekur deri tani nga sëmundja COVID-19 apo nga pasojat e infektimit me virusin Corona. Skepticizmi ndaj vaksinës apo edhe refuzimi i vaksinës është veçanërisht i përhapur në mesin e mbështetësve të republikanëve konservatorë të Trumpit. Deri më tani, vetëm 61.5 për qind e rreth 330 milionë qytetarëve amerikanë janë vaksinuar plotësisht kundër virusit Corona.

500 milionë teste falas

Por presidenti Biden e sheh vendin e tij të përgatitur kundër valës së virusit Omikron. “Ne jemi gati. Do ta kalojmë edhe këtë”, tha ai në fjalën e tij. Qeveria amerikane dëshiron që nga janari të vërë në dispozicion rreth 500 milionë teste të Coronës falas për përdorim në shtëpi. Për më tepër, rreth 1000 pjesëtarë të përgatitur mjekësorë të forcave të armatosura do të ndihmojnë në spitale, siç shpjegoi më tej Biden. E do të ketë edhe më shumë mundësi për vaksinime.

“Nëse jeni plotësisht i vaksinuar dhe veçanërisht nëse ju është dhënë një përforcues, ju jeni shumë të mbrojtur”, tha 79-vjeçari. “Nëse nuk jeni të vaksinuar, jeni të rrezikuar që të sëmureni rëndë nga COVID-19, të përfundoni në spital e madje edhe të vdisni.”

Omikron po përhapet me shpejtësi në SHBA, ku është bërë ndërkohë varianti mbizotërues i virusit në këtë vend. Sipas autoritetit shëndetësor të SHBA-së, CDC, pothuajse tre të katërtat – rreth 73.2 përqind – e rasteve me Corona të regjistruara javën e kaluar janë raste të infektimit me Omikron. Varianti i ri u identifikua për herë të parë në Afrikën e Jugut në nëntor.

Marrë nga DW

Tags: covid ne shbajoe biden
Previous Post

Euro prek nivelin më të ulët nga dhjetori i vitit 2007

Next Post

Kriza / Prodhimi i automjeteve në Gjermani bie në nivelin e vitit 1974

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Kriza / Prodhimi i automjeteve në Gjermani bie në nivelin e vitit 1974

Kriza / Prodhimi i automjeteve në Gjermani bie në nivelin e vitit 1974

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.