Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë në konferencë për media për t’i komunikuar qytetarëve planin e masave për festat e fundvitit dhe për situatën aktuale. Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se masat do të vijojnë të mbeten të pandryshuara. Rakacolli deklaroi se në 31 Dhjetor do të lejohet lëvizja e familjarëve që duan të festojnë pranë të afërmve të tyre duke respektuar masat e vendosura për shmangien e grumbullimeve. Po ashtu, ajo shtoi se ora policore do të vijojë të jetë 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit, me përjashtim me natën e ndërrimit të viteve.
“Do të mbeten të njëjtat masa që kemi në fuqi. Por prania e Omicronit në botë bën të domosdoshëm respektimin e masave që nuk po respektohet në nivelin e kërkuar. Po infektohen më shumë të pavaksinuarit. Kjo bëhet e ndjeshme në kushtet e variantit Omicron në Shqipëri. Omicroni do t’i gjejë të gjithë të pavaksinuarit. Vaksinimi nuk është cështje personale. Jemi në prag të festave të fundvitit. Këtë vit, rreth 50% e popullsisë mbi 60 vjec është e vaksinuar me të paktën një vaksinë, prandaj të jemi të përgjegjshëm për të respektuar standfardet dhe të përdorim maskat në të gjithë ambientet e rekomanduara.
Ora policore do të jetë e njëjtë, 23:00, me përjashtim të natës së ndërrimit të viteve. Ora policore ka të bëjë me persona që duan të kaljonë vitin e ri së bashku, jo me organizimin. Më 4 janar, të gjithë punonjësit e administratës publike, supermarketeve e qendrave tregtare do të paraqesin certifikatat e vaksinimit ose dëshmitë e shërimit”, tha Rakacolli.