Jay-Z e quajti Beyoncé-n një “evolucion” të Michael Jackson dhe njerëzit në Twitter u ndanë në dy grupe.
“Bey do të mërzitet që e them këtë, por Michael Jackson nuk bëri kurrë një [performancë në] Coachella,” tha reperi gjatë një bisede në Twitter Spaces me bashkëpunëtoren e “Empire State of Mind”, Alicia Keys dhe moderatorin Rob Markman.
Jay-Z u shpreh se Bey është një evolucion i mbretit të popit dhe theksoi performancën e mahnitshme në Coachella 2018. “Më gjeni një koncert që është po aq i rëndësishëm në aspektin kulturor dhe emocionues sa Coachella,” tha ai. “Beyoncé do të jetë një nga këngëtaret më të mira që kemi dëgjuar ndonjëherë.”
Fill pas komenteve, njerëzit në Twitter u ndanë në dy grupe dhe debati u zhvillua në këtë formë: “Unë e dua Beyoncé-n, por mos e teproni duke thënë se ajo është më e mirë se Michael Jackson,” shkroi dikush.
“Me gjithë respektin, Michael Jackson nuk kishte nevojë për diçka si Coachella gjatë gjithë jetës së tij. Michael Jackson ka pasur dyfishin e audiencës. Michael kishte njerëz që fjalë për fjalë humbnin ndjenjat dhe transportoheshin me barela…pa ofendim, por MJ është i pakrahasueshëm,” shkroi një tjetër.
Të tjerë u shprehën se Beyoncé është po aq e talentuar (ndoshta edhe më shumë se Michael), por njerëzit nuk e pranojnë sepse është grua. “Nëse Beyoncé do të ishte burrë, nuk do ta thoshit këtë.”