Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, ka bërë një deklaratë të fortë për personat që refuzojnë të vaksinohen kundër Covid-19.
“Personat e pavaksinuar që nuk kanë arsye mjekësore për të shmangur marrjen e vaksinës Covid-19 janë idiotë”, ka thënë ish-kryeministri britanik.
Megjithatë ai tha se njerëzit duhet të binden në argumente dhe fakte që të vaksinohen në vend që të goditen me masa “të rënda”.
“Sinqerisht, nëse nuk je i vaksinuar për momentin dhe nuk ke arsye shëndetësore për të mos u vaksinuar, nuk jeni thjesht i papërgjegjshëm. Dua të them, je idiot”, tha Blair për Times Radio.
“Më vjen keq, dua të them, domethënë, me të vërtetë, ju jeni idiotë. Varianti Omicron është shumë ngjitës, nëse nuk jeni të vaksinuar dhe dilni lirshëm, duhet të vaksinoheni”, tha ish-kryeministri.
Rreth pesë milionë njerëz, shkruan oranews, janë të pavaksinuar në Mbretërinë e Bashkuar.