VLORË – Një person ka humbur jetën ditën e sotme rreth orës 14:30 në lagjen “24 maji” qytetin e Vlorës pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati.
48- vjeçari me inicialet G.M ka rënë aksidentalisht mbi një bordurë dhe kjo ka qënë fatale për të.
Njoftimi i plotë:
Më datë 25.12.2021, rreth orës 14:30, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar mbi një bordurë dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi G. M., 48 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.