Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, deri në mesjavë parashikohen reshje shiu të herëpashershme, kryesisht në pjesën bregdetare. Ditën e mërkurë reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Në vijim do të mbizotërojnë orët me diell e vranësirat kalimtare.
Në zonat malore parashikohen ngrica në rrugë gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa në lugina do të ketë prani të mjegullës e mjegullinës. Kjo situatë do të jetë e pranishme edhe gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve. Temperaturat do të pësojnë luhatje si në tabelën e mëposhtme.
Era do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi mesatare ndërsa ditën e enjte e vrullshme në bregdet duke sjellë valëzim të forcës 4 dhe 5 ballë.