Gazetari rus, Yegor Prosvirnin është gjetur i pajetë në qendër të Moskës. 35-vjeçari dyshohet të jetë hedhur nga dritarja e katit të pestë në Moskë, duke gjetur vdekjen. Gazetari me origjinë nga Vladivostok, u gjet i zhveshur në mes të rrugës Tverskaya, në qendër të qytetit.
I njohur i kritikues i Vladimir Putin, gazetari mësohet se ka ndërruar jetë para se të arrinte ambulanca. Ishte bashkëshortja e tij, Marina Urusova e cila konfirmoi vdekjen e tij.