TIRANË – Gazeta zyrtare e Partisë Demokratike ka shpallur Sali Berishën si Njeriun e Vitit. Rilindja Demokratike thekson se Berisha dhe lëvizja e tij, e pagëzuar si Foltorja, ka ringjallur shpresën.
Në motivacion thuhet se Foltorja ishte lëvizja më e madhe e opozitarizmit që nga Dhjetori i vitit 1990.
‘Demokratët janë rikthyer si shpresë për vendin e kapur nga Partia-Shtet,’ shkruan gazeta ‘Rilindja Demokratike.

