TIRANË- Ambasada e SHBA-së ka uruar Shqipërinë për nisjen e anëtarësimit të përkohshëm të vendit në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Me anë të një postimi në Facebook, ambasada shkruan se SHBA-të mezi po presin që të shërbejnë me vendin tonë në OKB për të trajtuar sfidat me të cilat po përballet bota.
Postimi i Plotë:
Urime Shqipërisë për një arritje të jashtëzakonshme, fillimin e anëtarësimit të saj në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për herë të parë në histori. Shtetet e Bashkuara mirëpresin të shërbejnë së bashku me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për të trajtuar sfidat më të ngutshme me të cilat përballet sot bota jonë.