SHBA – Shqiptari Emiliano Domi, 25 vjeç u arrestua nga policia amerikane e Garfield pasi goditi me thikë në shpinë nënën e tij. Ngjarja raportohet ka ndodhur dje në mbrëmje në Elmwood Park. Domi u largua nga banesa e tij për t’i shpëtuar arrestimit. E plagosura është shtruar në spital dhe u tregoi policëve se është goditur papritur nga pas me thikë. Nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje tronditëse.
Emiliano Domi njihet si person problematik dhe i dhunshëm. Ai është akuzuar për tentativë vrasjeje, sulm të rëndë me armë. Ai po mbahet i burgosur në burgun e Kontesë Bergen. Ai do të përballet me akuzat në Gjykatën e Hackensack.