• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Hapja e shkollave dhe frika nga Omicron, rriten testimet e nxënësve për COVID-19 në SHBA

03/01/2022
in Botë
0
Hapja e shkollave dhe frika nga Omicron, rriten testimet e nxënësve për COVID-19 në SHBA

Ndërsa prindërit po përgatiten të dërgojnë në shkollë fëmijët e tyre, numri i rasteve me koronavirus në Shtetet e Bashkuara vazhdon të rritet. Një pjesë e prindërve po nxitojnë të testojnë fëmijët për COVID-19 para se ata të kthehen në shkollë. Varianti Omicron është shkaktari kryesor i valës së re të rasteve me COVID-19.

Ndërsa amerikanët kthehen në shtëpi nga pushimet e dimrit, janë shtuar shqetësimet për rritjen e rasteve me COVID-19, nxitur nga festat e fundvitit me pjesmarrjen e një numri të madh njerëzish. Shtetet e Bashkuara regjistruan mbi 2.2 milionë raste javën e kaluar me variantin Omicron. Në shtetin e Nju Jorkut u regjistruan më shumë se 85 mijë raste të reja, një rekord ditor në ditën e parë të vitit të ri.

Afro 100 mijë amerikanë janë shtruar në spitale për shkak të COVID-19 dhe shtrimet në spitale për fëmijët e infektuar me këtë sëmundje kanë arritur nivele rekord që nga fillimi i pandemisë. “Ekspertët tanë të sëmundjeve infektive pediatrike po shohin fëmijë që paraqesin simptoma afatgjata të COVID-it dhe disa javë më vonë ata mund të kenë probleme të tjera dytësore nga koronavirusi”, thotë Dominic Lucia, zyrtar i Qendrës Mjekësore Mclane pë Fëmijët.

Duke marrë parasysh që shkollat hapen të hënën, disa qytete po analizojnë mundësitë që kanë. Nxënësit në Jonkers, një nga qytetet më të mëdha të Nju Jorkut, do të fillojnë semestrin e dytë virtualisht pasi 25 për qind 800 testeve të shpejta të administruara për personelin dhe nxënësit gjatë pushimit të festave rezultoi pozitivë për COVID-19.

“Omikroni po përhapet dhe numri i fëmijëve të shtruar në spitale po rritet”, thotë Addyn Torres, mësues dhe prind nga qyteti Jonkers. Ndërkohë, Shoqata e Spitalit të Fëmijëve në Ohajo ka bërë thirrje që vënia e maskës të jetë e detyrueshme.

“Masat varen nga gjendja nëpër distriktet shkollore, burimet dhe niveli i përhapjes së sëmundjes. Prindërit duhet të përgatiten për faktin se mund të ketë vonesa në hapjen e shkollave, veçanërisht në zonat, ku infeksionet janë në rritje”, thotë Dr. Alok Patel, mjek në Spitalin e Fëmijëve në Sanford./VOA

Tags: omicronrritja e testimeveshba
Previous Post

Rikthehen reshjet? Si do të jetë moti ditët e para të janarit

Next Post

DW: Shqipëria nis mandatin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
DW: Shqipëria nis mandatin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB

DW: Shqipëria nis mandatin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • COVID-19

    E rëndë/ Humb jetën fëmija 7-vjeç, nuk mundi të fitojë betejën me koronavirusin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Përdhunohet për 9 orë 50-vjeçarja shqiptare në Athinë. Gratë greke në protestë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • KQZ tregon si do të bëhet identifikimi elektronik i zgjedhësve (VIDEO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Energjia e rinovueshme ul importin/ Ankand brenda marsit për parqet eolike, Balluku: Pas 15 vitesh do të përdoren nga shteti

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.