Tiranë- Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero ka folur në lidhje me rrezikimin e një mbyllje të dytë të vendit. Pipero është shprehur se nëse masat do të respektohen nuk do të jetë e nevojshme mbyllja, por të gjithë duhet të tregohemi të përgjegjshëm për të respektuar çdo lloj mase.
“Nëse masat respektohen nuk do të vemi drejt një mbylljeje të dytë. Të rrimë sa më pak në lokale, jemi ende në fillim. Duhen masa strikte për menaxhimin e pandemisë, lokalet e “Bllok-ut” janë plot”,-tha Pipero i ftuar në emisionin e mëngjesit në ABC News.