• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Pse po rriten rastet me Covid-19 mes të vaksinuarve? Faktorët që ndikojnë

05/01/2022
in Botë
0
Brazili zbulon një ilaç që po përdoret dhe jep rezultate kundër Covid, gjendet edhe në Shqipëri

Përse kaq shumë njerëz të vaksinuar po infektohen me COVID-19 kohët e fundit? Janë disa faktorë që po kontribuojnë në këtë rritje infeksionesh, duke filluar me shfaqjen e variantit shumë ngjitës të Omicronit.

Omicron ka më shumë gjasa të infektojë njerëzit, pavarësisht se nuk shkakton sëmundje të rëndë, dhe rritja e numrit të rasteve me këtë variant përkon me sezonin e festave, gjatë të cilave ka një rritje të udhëtimeve në shumë vende.

Njerëzit mund të mendojnë gabimisht se vaksinat e COVID-19 mund të bllokojë plotësisht infeksionin, por vaksinat janë krijuar kryesisht për të parandaluar sëmundje të rënda, thotë Louis Mansky, një studiues i viruseve në Universitetin e Minesotës.

Vaksinat janë ende duke bërë punën e tyre në këtë aspekt, veçanërisht për njerëzit që kanë marrë dozën përforcuese. Dy doza të vaksinave Pfizer-BioNTech ose Moderna ose një dozë e vaksinës Johnson & Johnson ende ofrojnë mbrojtje të fortë kundër sëmundjeve të rënda nga varianti Omicron. Ndërsa ato doza fillestare nuk janë shumë të mira në bllokimin e infeksioneve me variantin Omicron, dozat përforcuese, veçanërisht me vaksinat Pfizer dhe Moderna, rrisin sasinë e antitrupave për të ndihmuar në parandalimin e infeksionit.

Omicron duket se shumëzohet në mënyrë shumë më efikase se variantet e mëparshme. Kështu që nëse njerëzit infektohen më këtë variant, ata kanë një sasi të lartë virale të virusit dhe kanë më shumë gjasa ta përhapin atë tek të tjerët, veçanërisht tek të personat e pavaksinuar. Njerëzit e vaksinuar që infektohen me këtë variant të virusit kanë më shumë gjasa të kenë simptoma të buta, ose të mos kenë fare simptoma, pasi vaksina nxit reagimin e sistemin imunitar ndaj virusit, duke e bërë shumë më të vështirë infektimin me variantin Omicron.

Këshilla për marrjen e masave mbrojtëse kundër koronavirusit nuk kanë ndryshuar.Mjekët vazhdojnë të bëjnë thirrje për vënien e maskës në mjedise të mbyllura, shmangien e turmave dhe marrjen e dozës përforcuese të vaksinës kundër COVID-19. Edhe pse vaksinat nuk do t’ju mbrojnë gjithmonë nga infektimi me koronavirus, ato i rrisin shanset që të shpëtoni jetën dhe të mos përfundoni në spital.

Doza e katërt e vaksinës pesëfishon sasinë e antitrupave

Një dozë e katërt e vaksinës kundër COVID-19 pesëfishon sasinë e antitrupava, një javë pas imunizimit, tha të martën kryeministri izraelit Naftali Bennett, duke cituar gjetjet paraprake të një studimi izraelit. “Një javë pas dozës së katërt ne e dimë me një shkallë më të lartë sigurie se doza e katërt është e sigurt”, tha zoti Bennett në Qendrën Mjekësore Sheba, e cila po kryen provat klinike me dozën e dytë përforcueseme personelin e saj mes rritjes në nivel ndërkombëtar të infeksioneve me variantin Omicron.

“Pjesa e dytë e këtij lajmi është se ne e dimë se një javë pas administrimit të dozës së katërt, shohim një pesëfishim të antitrupave tek personi i vaksinuar”, u tha ai gazetarëve. “Kjo ka shumë të ngjarë të shkaktojë një rritje të konsiderueshme të mbrojtjes kundër infeksionit, numrit të shtrimeve në spital dhe rasteve me simptoma të rënda”, tha kryeministri izraelit.

Izraeli ka luajtur një rol udhëheqës në studimin e efekteve të vaksinave kundër COVID-19, si vendi më i shpejtë që ka bërë vaksinat me dy doza për publikun e gjërë një vit më parë dhe një nga të parët që ka dhënë vaksinat e treta, ose dozat e para përforcuese. Tani, Izraeli po administron dozat e katërta të vaksinës Pfizer/BioNTech për njerëzit mbi 60 vjeç, punonjësit e sektorit të shëndetësisë dhe pacientët me imunitet të dobësuar./voa/

Tags: covid19rritja e rasteve
Previous Post

Izraeli dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshjen prej 3.1 miliardë dollarësh për helikopterët dhe avionët e karburantit

Next Post

Hapen miliona vende pune në SHBA! 4.5 milionë punëtorë dhanë dorëheqjen në nëntor

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Hapen miliona vende pune në SHBA! 4.5 milionë punëtorë dhanë dorëheqjen në nëntor

Hapen miliona vende pune në SHBA! 4.5 milionë punëtorë dhanë dorëheqjen në nëntor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • FOTO\ Modelet më ‘cool’ të thonjve për këtë verë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.