Një lajm i trishtuar për futbollin shqiptar vjen nga Elbasani, pasi presidenti i ekipit të këtij qyteti, Arben Laze, ka ndërruar jetë. Presidenti i verdhebluve pësoi një infarkt disa ditë më parë, dhe nuk i mbijetoi një ndërhyrje kirurgjikale për ta shpëtuar.
Me Lazen, Elbasani arriti majën e futbollit shqiptar, duke u shpallur kampion në sezonin 2005-2006, pas 22 vite pritje.