Numri i rasteve me koronavirus është rritur ndjeshëm në Austri në 24 orët e fundit, njoftuan zyrtarët shëndetësorë, ndërsa agjencitë kanë raportuar pothuajse një dyfishim të rasteve të reja ditore.
Por mbetet ende e paqartë se çfarë nënkuptojnë 9,761 rastet e reja. Ndërkohë që spitalet kanë raportuar se situata mbetet e qëndrueshme, si në pavijonet standarde ashtu edhe në stacionet e terapisë intensive.
Një burim tjetër shqetësues ka qenë edhe rritje e numrit të rasteve me Covid-19 në rajonet e Tirolit dhe Salzburgut, që të dyja të frekuentuara nga turistë. Disa drejtues të turizmit kanë kërkuar një masë izolimi të shpejtë dhe të shkurtër, me shpresën që do të ndërpresë transmetimet e virusit dhe do t’i lejojë ata të shpëtojnë pjesën tjetër të sezonit.
Një takim është planifikuar të enjten mes liderëve kombëtarë dhe rajonalë për të diskutuar gjendjen aktuale të pandemisë në vend. Varianti Omicron ka goditur rëndë Austrinë dhe ka qenë varianti dominues që prej fillimit të vitit të ri.