Kryeministri Edi Rama ka ironizuar situatën brenda Partisë Demokratike në përplasjen me Bashës dhe Berishës duke publikuar një shprehje të shkrimtarit të njohur rus Fjodor Dostojevski.
“Rrini të qetë! Në ferr ka vend për të gjithë dhe nuk ia vlen të bëni një garë kaq të ashpër për të treguar se cili është më i poshtër se tjetri!”, – shkruan Rama, teksa citon Dostojevskin.
Më 8 janar Komisioni i Rithemelimit ka thirrur një protestë që do të mbahet në selinë e PD-së. Në krahun tjetër Basha ka blinduar dyert dhe dritaret e partisë si asnjëherë më parë.