SHBA – Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi ditën e sotme disa kufizime vizash për tetë zyrtarë kubanë.
Sipas Us news, sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se arsyeja për këtë ishte roli i tyre në ndalimin dhe dënimin e protestuesve të përfshirë në demonstratat e 11 korrikut të vitit të kaluar përmes taktikavetë frikësimit, burgosjeve të padrejta dhe dënimeve të rënda.
The U.S. imposed visa restrictions on 8 Cuban government officials. Those who jail peaceful protesters and sentence them to unjust prison terms must be held accountable. We stand with the Cuban people in their fight for freedom.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) January 6, 2022
“Shtetet e Bashkuara morën hapa për të zbatuar kufizimet e vizave në përgjigje të përpjekjeve të qeverisë kubane për t’iu mohuar kubanezëve lirinë dhe të drejtat e tyre përmes taktikave të vazhdueshme të frikësimit, burgosjeve të padrejta dhe dënimeve të rënda,” tha Blinken.
Një seri protestash kundër qeverisë Kubane dhe Partisë Komuniste në pushtet të Kubës filluan më 11 korrik 2021, të shkaktuara nga mungesa e ushqimit dhe ilaçeve [ dhe reagimi i qeverisë ndaj pandemisë së ringjallur COVID-19 në Kubë . Protestat janë përshkruar si demonstratat më të mëdha anti-qeveritare që nga Maleconazo në 1994. Protestuesit ishin të pakënaqur nga “autoritarizmi i rreptë i qeverisë. Politika e Kubës shkaktoi ose nxiti protestat, madje më shumë sesa bëri embargoja e Shteteve të Bashkuara kundër Kubës , e cila përshkruhet si ende pjesë e problemit.