FIFA The Best edhe këtë vit, ashtu si çdo vit tjetër, do t’i japë çmimin “Trajneri më i Mirë i Vitit për meshkuj” njërit prej tre kandidatëve të vitit që lam pas.
Roberto Mançini
57-vjeçari, i cili është në krye të kombëtares italiane, është finalisti i parë i cili pas triumfimit të tij me Italinë në EURO 2020, kërkon të fitoj dhe çmimin prestigjoz nga FIFA, për t’u konfirmuar si trajneri më i mirë.
Tomas Tuhel
Triumfues me Çelsin në finalen e Champions League, Fitues i Superkupës së Europës dhe finalist në FA Cup në vetëm shtatë muaj drejtim të ekipit, e shohin gjermanin si një favorit absolute për të fituar këtë çmim. Gjithashtu Tuhel fitoi në fillim të këtij sezoni dhe çmimin e “Trajneri më i mirë i Vitit” nga UEFA.
Pep Guardiola
Dominimi i Premier Ligë ,fitimi i Kupës së Ligës dhe arritja në finale e Champions League sezonin e kaluar kanë bërë që dhe emir i spanjollit Guardiola, të jetë pjesë të tre emrave pretendent për të fituar çmimin e trajnerit të vitit.