• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

OBSH: Rritje rekord i rasteve të reja me COVID-19, por më pak vdekje! 9.5 milionë të infektuar gjatë javës së fundit

09/01/2022
in Botë
0
Reagon OBSH: COVID-19 pëson mutacion

GJENEVË – Organizata Botërore e Shëndetësisë tha sot se një rekord prej 9.5 milionë infektimesh nga COVID-19 u numëruan gjatë javës së fundit, ndërsa varianti Omikron i koronavirusit ka përfshirë planetin. Kjo është një rritje me 71% krahasuar me periudhën e mëparshme 7-ditore, rritje të cilën OBSH-ja e krahasoi me një cunami. Megjithatë, numri javor i vdekjeve të regjistruara vazhdoi të bjerë.

“Javën e kaluar, u raportua numri më i lartë i rasteve me COVID-19 deri në këtë pikë të pandemisë”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai tha se OBSH-ja është e sigurtë se edhe kjo shifër duhet të jetë më e lartë, për shkak të ngarkesës së madhe në testime gjatë festave të fundvitit.

Në raportin e saj të përjavshëm për pandeminë, agjensia tha se shifra javore e rasteve të reja të infektimit arrit në 9.520.488, me 41.178 vdekje të regjistruara javën e kaluar, përkundër 44,680 në javën pararendëse.

Zyrtarët e OKB-së kanë vënë në dukje prej kohësh një boshllëk ndërmjet numërimit të rasteve të reja të infektimit dhe vdekjeve, pasi të dhënat për vdekjet shpesh përditësohen me dy javë vonesë.

Megjithatë, ata kanë shtuar se për disa arsye ndër to rritja e nivelit të vaksinimit në disa vende, dhe treguesit se Omicron prek hundën dhe grykën më shumë se mushkëritë, varianti Omicron nuk duket të jetë aq vdekjeprurës sa varianti pararendës Delta.

Rritjet e mundshme të shtrimeve në spital apo vdekjeve si pasojë e valës më të fundit, ka gjasa të fillojnë të reflektohen pas rreth dy javësh.

Megjithëse varianti Omicron duket më pak i rëndë se Delta, në veçanti në radhët e të vaksinuarve, kreu i OBSH-së paralajmëroi: “Kjo nuk do të thotë se duhet karakterizuar si i lehtë. Ashtu si variantet e mëparshëm, Omicron po dërgon njerëzit në spitale dhe po u merr jetën”.

“Në fakt cunami i rasteve të reja është aq i madh dhe i shpejtë, sa që po mbingarkon sistemet e kujdesit shëndetësor në mbarë botën”, tha ai gjatë një seance të rregullt informimi.

OBSH-ja tha se rritja e rasteve të reja gjatë javës së fundit varion, si p.sh. dyfish në rajonin e Amerikave, por me një rritje vetëm 7% në Afrikë.

Kreu i emergjencave në OBSH, Dr. Michael Ryan, tha se spekullimi që Omicron mund të jetë varianti i fundit i pandemisë është “një dëshirë e mirë” dhe paralajmëroi se: “Ka ende shumë energji ky virus”.

Drejtuesja teknike në OBSH për COVID-19ën, Maria Van Kerkhove, tha: “Mendoj se ka shumë pak gjasa që Omicron të jetë varianti i fundit për të cilin do të na dëgjoni të flasim”.

Zyrtarët e OBSH-së i bënë thirrje publikut të shtojë përpjekjet për të luftuar pandeminë, si vaksinimin e duhur, ventilimin e mjediseve të mbyllura, ruajtjen e distancës së duhur fizike dhe mbajtjen e maskave në mënyrën e duhur.

“Më trondit mënyra se si njerëzit i mbajnë realisht maskat”, tha Van Kerkhove.

“Mbajtja e një maske nën mjekër nuk ka vlerë. Dhe të jep një ndjenjë fiktive sigurie se ke diçka që të mbron. Nuk ju mbron kështu… Pra, po ju kërkojmë të gjithëve të bëni pjesën tuaj”.

Gjithashtu, dr. Ryan tha se bashkëpunimi i OBSH-së me Komitetin Ndërkombëtar Olimpik dhe me Kinën, organizatorja e Lojërave Dimërore 2022, i ka krijuar atij besimin se masat që kanë marrë organizatorët e lojërave janë “shumë strikte dhe shumë të forta”.

“Në këtë kontekst nuk shohim në këtë pikë ndonjë rrezik të shtuar për transmetimin e sëmundjes”, tha ai.

Tags: gjeneveobshraste me covidulet vdekshmeria
Previous Post

Atentat në Fushë Krujë, plagoset ish-polici Bejtja, i përfshirë në vrasjen e Lamajt

Next Post

Britania dhe Irlanda, të dyzuara midis kandidaturës së Botërorit 2030 dhe Euro 2028

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Britania dhe Irlanda, të dyzuara midis kandidaturës së Botërorit 2030 dhe Euro 2028

Britania dhe Irlanda, të dyzuara midis kandidaturës së Botërorit 2030 dhe Euro 2028

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Admir Mulaj, vëllai i Natasha Mulajt

    Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Koleksioni i vizatimeve rrëqethëse të vitit 1946, tmerri i Luftës së Dytë Botërore përmes syve të fëmijëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.