Prej ditësh Franca është përballur me shifra të frikshme të rasteve me COVID.
Ashtu siç ishte paralajmëruar nga ekspertët, transmetueshmëria e lartë e Omicron ka nxitur rritjen e infektimeve. Autoritetet njoftuan se në 24 orë u identifikuan 261, 481 raste të reja. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 204 qytetarë humbën jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në mbi 125, 000 persona.