Nga kriptovalutat e deri tek humanoidët, Elon Musk ka bërë parashikimet e tij për atë ç’ ka gjendet në horizont në vitin 2022.
Musk nuk është vetëm njeriu më i pasur në botë por ai është gjithashtu një figurë me një ndikim tejet të gjerë në popullsinë botërore, dhe jo vetëm sepse numëron mbi 70 milionë ndjekës në Twitter.
Deklaratat e tij varjojnë, nga postimet me nota humoristike e deri tek ato më kontroverse që kanë arritur të shkaktojnë tymnajë deri në Shtëpinë e Bardhë.about:blank
Por këtë radhë, nuk do të flasim për bëmat e Musk të cilat janë të shumta në numër, por për parashikimet e tij për vitin e ri.
Në fund të fundit, fjalët e njeriut më të pasur në botë nuk kanë si të shkojnë pa u vënë re.
CEO i Tesla-s si dhe bashkë themeluesi i Paypal, veç të tjerash, ka dhënë një intervistë për Code Conference.
Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të shkurtër të asaj që u tha gjatë konferencës, rreth gjërave që e presin Tokën dhe banorët e saj gjatë vitit 2022, sipas Musk.
Probleme serioze me furnizimin me energji elektrike
Sipas kalkulimeve të Musk, sistemi ekzistues i energjisë është i pamjaftueshëm dhe në shumë pak vite, ai nuk do të jetë më i aftë të plotësojë kërkesën globale.
Në fakt, sipas biznesmenit, konsumi i energjisë në fare pak kohë do të dyfishohet.
Sipas Musk, “nuk duhen shumë mend” për të nuhatur që kemi një problem të vërtetë për sa i përket energjisë dhe se shumë shpejt do të duhet të shohim për alternativa, siç është energjia nukleare.
Revolucioni satelitor
Elon Musk është shprehur i sigurt se rrjeti satelitor i kompanisë Starlink, do të kthehet në një revolucion të vërtetë global si dhe do të ndryshojë tërësisht perceptimin tonë të deritanishëm rreth komunikacionit.
Musk thotë se teknologjia Starlink është e ardhmja, dhe se interneti satelitor do të jetë thelbësor për t’i ofruar njerëzve që jetojnë në zona rurale internet super të shpejtë.
Edhe pse deri tani, shërbimet e Starlink janë të rezervuara për një elitë të kufizuar, kostot shumë shpejt do të arrijnë të ulen dhe të bëhen të përballueshme, pasi për momentin vetëm pajisjet kushtojnë $500 dollarë, dhe abonimi i përmuajshëm, $99 dollarë.
Kriptovalutat nuk do të ikin gjëkundi
Biznesmeni amerikan parashikoi se kriptomonedhat do të bëhen me popullore në rang global gjatë vitit 2022 dhe se sipas tij, kjo është diçka pozitive, pavarësisht faktit se ai i ka kritikuar ato jo rralë.
Pavarësisht faktit se qeveri të ndryshme janë kundër përdorimit në masë të kriptovalutave, rregullimi dhe kontrolli i tyre duket gjithnjë e më i pamundur. Të paktën deri tani.
Sipas Musk, shtetet mundet vetëm ta ngadalësojnë avancimin e kësaj ekonomie të re por edhe kjo sipas tij, do të ishte një gabim i madh pasi një valutë e re, e cila mund të mbikëqyret dhe kontrollohet nga një rrjet publik dhe i aksesueshëm nga të gjithë siç është blockchain, është shumë më i besueshëm dhe i sigurt se sa sistemi bankar që kemi momentalisht, i cili sipas Musk, është i varur nga ‘një numër i vogël oligarkësh të cilët kontrollojnë databazat e parave dhe e ndryshojnë ekonominë sipas nevojave të tyre personale”.
Humanoidët do të jenë pjesë e jetës së përditshme
Sipas njeriut më të pasur në botë, ne jemi në prag të mbërritjes së humanoidëve robotikë në planetin Tokë:
“Ata do të ecin mbi dy këmbë dhe do të jenë antropomorfik [do të kenë trajta humane] por do të jenë shumë më inteligjentë dhe të ndërlidhur me njëri-tjetrin.” – tha Musk.
Ai gjithashtu shpjegoi se në të shkuarën ai ka refuzuar të bëhet pjesë e projekteve që përfshijnë ‘humanoidë’, të cilat sipas tij do të kontribuonin në një të ardhme distopike të ngjashme me sagën e filmave Terminator, por ai tani beson se e ardhmja është e paevitueshme.
Musk siguroi se Tesla është e angazhuar në prodhimin e humanoidit të parë, dhe ai dha fjalën se do të bëjë maksimumin që të shmangi një apokalips të mundshëm që mund të sjellë konfrontimi mes njerëzve dhe formave të ndryshme të inteligjencës artificiale.
Optimizmi përball një të ardhmeje pesimiste
Pavarësisht vizionit të tij pesimist rreth të ardhmes, Musk u shpreh i sigurt se raca njerëzore do të mbizotërojë përballë një sërë pengesash me të cilat do të na prezantojë e ardhmja.