SHKODËR – Një automjet ka dalë nga rruga në aksin rrugor Shkodër-Velipojë ku për pasojë ka ndërruar jetë një person. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën po lëvizte automjeti.
Ndërkohë, policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për nxjerrjen e automjetit nga kanali ku ka përfunduar dhe për hetimin e plotë të ngjarjes.