BRUKSEL – Emigrantë shqiptarë në Bruksel po mbajnë protestë në kryeqytetin belg në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe pluralizmit politikë në Shqipëri.
Parrulla kryesore e tyre është “Në mbrojtje të pluralizmit dhe kundër Ramës e Bashës”.
Dita e sotme në selinë e Partisë Demokratike u karakterizua nga përdorimi i forcës nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët tentuan të futeshin brenda godinës me matrapikë, trapanë, vare, etj. Pas kërkesës së kryetarit Lulzim Basha, Policia e Shtetit urdhëroi ndërhyrjen e FNSH për të shpërndarë mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha. Forcat e rendit përdorën gazlotsjellës. Pas 3 orësh përpjekje për të marrë selinë demokrate, Berisha u tërhoq dhe ka njoftuar konferencë për mediat në orën 18:00 në “Rogner”.