TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar daljet përm edia të kryedemorkatit Lulzim Basha e të ish-kryeministrit Sali Berisha, pas protestës së dhunshme që la pas persona të plagosur.
Në një postim në rrjetet sociale, sipas Ramës, Basha e Berisha ngjasojnë me personazhin kryesor të filmit Joker, i cili nuk ka më asgjë për të humbur dhe të gjithë jetën e trajton si një komedi. Të dy i konsideron kufoma politike, ndërsa demokratëve u bën thirrje që të bashkohen me të si qytetarë shqiptarë.
“Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “Skam asgjë për të humbur. Asgjë s’më dhemb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi… Varu teneqet! Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt:Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!”- shkruan Rama.