Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet brenda selisës blu aty ku po zhvillon një mbledhje me nën kryetarët. Ndërkohë në oborrin e selisë së Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha me grupin e Rithemelimit ndodhet në oborrin e selisë blu duke mbajtur një deklaratë për mediat.
Pyetje: Nëse Basha do të bënte një hap pas, do ia lini situatën një personi të tretë?
Berisha: Nuk e përcaktojmë ne. Është lëvizje që vjen nga vota e demokratëve. Ata kanë votuar për çdo etapë. Nuk ka asgjë këtu.
Pyetje: Në vend të revolucionit, nuk ndjeni keqardhje që Rama u thotë demokratëve se është alternativa?
Rama e Basha janë armiqtë e demokratëve. Shpirti i tij i zi është njësoj si i Spiro Kolekës, daja i tij. Asnjë prej tyre nuk është arrestuar. Është arrestuar një kurshëri i Edi Ramës, në një klub.