FUSHË KRUJË- Gentjan Bejtja, 41 vjeç, banues në fshatin Larushk të Fushë Krujës ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në afërsi të një karburanti në Larushk të Fushë Krujës. Bejtja ka qenë duke udhëtuar me makinë, ku pasagjer ishte Klodjan Stafuka, 31 vjeç në momentin që iu zu pritë në afërsi të karburantit. Drejt tyre u qëllua me kallashnikov, por plumbi kapi vetëm Bejtjen në njërin krah.
Ndërsa Stafuka mori dëmtime në kokë e u plagos, pasi 41-vjeçari humbi kontrollit e mjetit e doli nga rruga pas plagosjes. Të dy janë dërguar në spitalin e Traumës ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Inspektorë të krimeve të komisariatit Krujë janë nisur në drejtim të spitalin Ushtarak për të marrë në pyetje të dy të plagosurit, të cilët nuk kanë rrëfyer asgjë rreth plagosjes para bluzave të bardha. Të dy, si Bejtja dhe Stafuka rezultojnë të jenë persona me precedent penalë.
Konkretisht, Gentjan Bejtja në vitin 2016 i ka shpëtuar një atentati me minë të telekomanduar. Automjeti i tij, tip “Tuareg” me targa ‘AA 020 BH’ u hodh në erë në Nikël të Krujës dhe Bejtja mbeti i plagosur rëndë. Ai rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës. Bejtja ka qenë polic në burgun e Fushë Krujës, por u largua nga radhët e unifromave për t’ju bashkuar një tjetër rruge.
Ngjarja më e bujshme ku atij i është përmendur emri është vrasja e kryekomisarit Dritan Lamaj, e ndodhur në vitin 2013. Emri i Bejtjes u bë publik më 26 shkurt të vitit 2013, një ditë pas vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj, i cili ra pre e një atentati në rrugën “Petro Korçari”, pranë banesës së tij. Bejtja bashkë me Enver Stafukën (i rrëmbyer dhe zhdukur që nga mbrëmja e 8 shkurtit 2015).
Të dy vodhën makinën e llojit “BMW” që u përdor në vrasjen e kryekomisar Lamajt në vitin 2013. Automjeti i ishte vjedhur një ditë para vrasjes në rrugën “Aleksandër Goga” në Durrës dhe pas krimit, autorët e vrasjes e dogjën pranë Domjes në Tiranë. Bejtja dhe Stafuka u vunë në pranga në atë kohë nga policia, por u liruan në vitin 2015, vit kur ky i fundit u rrëmbye.