Tiranë- Ditën e djeshme SPAK nisi hetimin e deputetit të PS-së, Ervin Bushati. Ndërsa ditën e sotme, ambasadorja amerikane Yuri Kim përmes një postimi në Twitter ka komentuar lëvizjen e SPAK duke e komentuar si inkurajuese për të luftuar korrupsionin në vend.
“Hetimet dhe aktakuzat e SPAK janë inkurajuese, një shenjë e qartë se SPAK po lëviz përpara, hap pas hapi për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Mbani kursin, jini të ashpër. Vazhdoni të bëni punën tuaj të rëndësisishme. SHBA është me njerëzit e Shqipërisë në mbështetje të reformës në Drejtësi”,-thotë Kim.