Vendi ynë ka qenë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme së fundmi dhe njësoj do të vijojë të jetë edhe ditën e hënë dhe ditën e martë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura, por nuk do të mungojnë intervalet me diell.
Parashikohen gjithashtu reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash. Në relievet malore, në veri mbi 300 metër dhe juglindje mbi 800 metër, do të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.
Duke filluar nga dita e mërkurë deri të premten vendi do të ndikohet nga masa ajrore të thata, të qëndrueshme dhe të ftohta. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe temperatura në vlera negative në orët e mëngjesit. Gjithashtu vlen për t’u theksuar se deri ditën e enjte në orët e pasdites parashikohet erë tepër e fortë dhe intensive me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi që arrin deri në 20-25m/s! Era më e fortë parashikohet përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. Më pas era humbet intensitet.
Temperaturat për 5 ditë, si në tabelën e mëposhtme.