SHBA- Varianti Omicron po përhapet me shpejtësi dhe ekspertët po mundohen të zbulojnë sa rreth tij. Mediat e huaja raportojnë se deri tani janë regjistruar 21 simptoma të variantit që po shqetëson botën. Ekspertët kanë konfirmuar që në fillim se simptomat e variantit janë të ngjashme me ato të ftohjes së zakonshme por nga shqyrtimi i pacientëve ka dhe simptoma të tjera, që mund të dallojnë variantin.
Normalisht Sistemi Kombëtar Shëndetësor i Mbretërisë së Bashkuar vazhdon të marrë në konsideratë simptomat alarmante të gjetura në variantet e mëparshme si temperatura e lartë, kollë e vazhdueshme dhe humbje ose ndryshim në shqisën e nuhatjes ose shijes. Disa nga simptomat që është e nevojshme të kërkojmë ndihmën mjekësore janë dhimbje ose presion të vazhdueshëm në gjoks, konfuzion, përgjumje dhe probleme me zgjimin, lëkura, buzët ose thonjtë e zbehtë, gri ose blu, në varësi të ngjyrës së lëkurës.
Lista e simptomave:
Ethe ose të dridhura
Kollë
Gulçim ose vështirësi në frymëmarrje
· Lodhje
Dhimbje muskujsh ose trupi
· Dhimbje koke
· Humbje e re e shijes ose erës
· Dhimbje të fytit
Mbyllje ose rrjedhje e hundës
· Të përziera ose të vjella
· Diarre
· Temperatura e lartë
Kollë e vazhdueshme
Humbje ose ndryshim në shqisën e nuhatjes ose shijes
· Dhimbje në shpinë
Mungesa e oreksit
· Paraliza e gjumit
· Skuqje e lëkurës
· Djersitje natën