Kompania amerikane Moderna ka raportuar se sipas të dhënave paraprake tregojnë se vaksina e saj kundër COVID-19 është gati 95% efektive.
Rezultatet janë të ngjashme me ato të kompanive Pfizer dhe BioNTech, të cilat ditë më parë njoftuan se testimi i vaksinës së tyre ka rezultuar 90% efektiv në fazën finale, në të cilën janë përfshirë më shumë se 40 mijë njerëz.
Vaksina e Moderna-s është provuar në 30 mijë njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 15 mijë prej të cilëve kanë marrë 2 doza të vaksinës në 4 javë diferencë, ndërsa të tjerët janë vaksinuar përmes injeksioneve.
“Këto efekte janë ato që ne do të prisnim me një vaksinë që po funksionon dhe nxit një përgjigje të mirë imune”, tha Prof Peter Openshaë, nga Imperial College London.
Vaksina e Moderna mund të ruhet në minus 20 gradë C deri në gjashtë muaj dhe mund të mbahet në një frigorifer standard për deri në një muaj, krahasuar me Pfizer që kërkon një temperaturë ekstreme si minus 75 gradë C.