Rrëfimi i aktores Arjola Demirit ka qenë një prej rrëfimeve më prekëse që kemi ndjekur deri më sot në ‘Big Brother Vip’.
Ajo ka treguar se ishte vetëm 21 vjeç kur ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, ndërsa ka ndarë me mbarë publikun tradhtinë e bashkëshortit, i cili kishte krijuar lidhje me një tjetër. Pas vendosi të divorcohej nga ky i fundit, Arjola u nis drejt Suedisë.
“Në 2014 kthehem nga Suedia në Tropojë. I përulem prindërve të mi që më hapën derën pa çarë kokën se çfarë thonin të tjerët. Nëna ime ka marrë borxh për fëmijët e mi. Depresioni më kishte lëshuar në tokë. Ngjitem në katin e tretë të shtëpisë dhe po matesha të vetëvritesha mami më vjen nga pas edhe më thotë e di sa kam vuajtur tu rris, ishte e dhimbshme, jo se nuk e dija por më tha ku do lesh fëmijët e tu, do të mallkojnë shpirtin. Për hir të tyre vendosa të ngrihem në këmbë, mami im nuk ka qenë dakord për divorcin, por që unë të luftoja dhe të mos hiqja dorë. Është e vështirë që vajzave në Tropojë që vajzave tu hapet dera. Ajo nuk është dakord për vendimin që kam marr sepse kam thënë që jeta ime i dedikohet tre fëmijëve të mi dhe ndoshta s’do martohem më kurë. Kam dashur ti kërkoj falje publike sepse i kam shkaktuar shumë dhimbje dhe e ka vuajtur ajo më shumë ndarjen time se sa unë. Do doja ti kërkoja falje të madhe”, u shpreh Arjola.
Nëna i bëri një surprizë duke i thënë se është krenare për të.
Arjola: E di që t’kam mërzitur, të kërkoj falje për çdo lot për fajin tem, nuk e kam bërë me dëshirë.
Nëna: Nuk ka qenë faji jot. Ti je njeriu më i rëndësishëm. Ti je forca më e madhe e familjes time dhe njerëzve të tu. Nuk ka çmim ajo që kam për ty. Në çdo moment më ke bërë të ndihem krenare, më ke bërë që të fluturoj lart. Je adhurimi im. Shumë femra do të kishin dëshirë të ishin si ti, shumë nëna do të kishin dëshirë të kishin fëmijë si unë. Megjithëse fëmijët erdhën nga një dashuri e madhe dhe për këtë kanë përgjegjësi të dy prindërit, ti po i rrit duke punuar e sakrifikuar. Këtu tek Topi gjete ngrohtësinë, forcën. Këtu ka qenë një derë shumë e ngrohtë për ty pas Kosovës sepse në Kosovës njihesh Cbanja e Kosovës.
Arjola: Kam pasur nevojë. Këtë vit doja ta sillja tek Dua të të bëj të lumtur se ka sakrifikuar çdo gjë për ne. Por kur e ke përjetuar historinë e saj dhe e di që ka luftuar fort për mua, pavarësisht mentalitetit dhe kushteve ka dalë përtej çdo gjëje për të më bërë kjo që jam.
Nëna: Në dorën tënde të djathtë, fëmijët kanë thënë ti nuk humb kurrë se na ke ne. Kurse në të majtën na ke neve prindërit e tu, që do të jemi gjithmonë pranë teje e fëmijëve të tu. Fshiji lotët.