34 të arrestuarit kanë dalë para gjykatës për të marrë masën e sigurisë për protestën e dhunshme të 8 janarit. të pranishmë në seancë kanë qenë edhe anëtarë të Koisionit të Rithemelimit në PD, Aldo Bumçi, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi, Klevis Balliu.
Prokuroria e Tiranës kërkon lirimin nga burgu të 34 të arrestuarve për protestën e dhunshëm më 8 janar në selinë e Partisë Demokratike. Prokuroria kërkon “arrest shtëpie” për 4 prej tyre mes tyre edhe Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ndërsa lihen vetëm me ‘detyrim paraqitje’ 30 të tjerët.
Mes të arrestuarve ka edhe shtetas nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Në seancën e nesërme do të jetë gjyqtari Arben Micko që do të vendos për masat ndaj 34 të arrestuarve. Personat e arrestuar akuzohen për “Organizim dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Dalja para trupit gjykues për t’u njohur me masën e sigurisë duket se nuk përbën një problem për reperin Arkimed Luashaj, i njohur si Stresi, që u arrestua gjatë protestës së dhunshme të Sali Berishës. Ai ka përshëndetur me dy gishtat lart, ndërsa shihet teksa buzëqesh i lumtur në kafazin e xhamtë, aty shumica e njerëzve presin me ankth vendimin e trupës gjykuese.