Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar dënoi dhunën e fundjavës në Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe tha se ajo nuk mund të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, e cila do të transmetohet pasditen e sotme Escobar foli gjithashtu edhe për rolin që do të luajë Uashingtoni në bisedimet Kosovë-Serbi, si edhe për shpresat për integrimin evropian të rajonit.
 
	    	 
                                 
		    
 
                                 
                                









