Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person dhe ka proceduar penalisht një tjetër për dhënie ndihmë për shtetasit e huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit. Njoftohet se i arrestuari është I. M., 51 vjeç, banues në Babrru, ndërsa penalisht është proceduar I. N., 35 vjeçe.
51-vjeçari u kap nga policia në mesnatë në zonën e Paskuqanit, duke transportuar 2 emigrantë, të cilëve iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.