Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se reperi Kanye West dyshohet se ka goditur me grusht një fans pasi i kërkoi një autograf.
Një video e siguruar nga TMZ, e regjistruar nga një kalimtar i rastësishëm, tregon reperin, në dukje i inatosur, duke bërtitur. Më pas, dyshohet se ai e goditi fansin me grusht duke e rrëzuar në tokë. Incidenti po hetohet si një konfrontim fizik, i cili si kundërvajtje mbart një dënim maksimal prej gjashtë muajsh burg. Ndërkaq, Kanye ende nuk ka reaguar publikisht për ngjarjen.