Ai udhëtonte me një leje drejtimi shqiptar, një dokument që nuk njihet në Itali dhe në një gjendje dukshëm jo normale, çka detyroi oficerin e policisë të kryente teste për nivelin e alkoolit në gjak.
Bëhet fjalë për një 43-vjeçar shqiptar, i cili të shtunën në mbrëmje, me shpejtësi të madhe, u përplas me një makinë që ishte ndalur për të lejuar tri vajza të kalonin në vijat e bardha në rrugë.
Përplasja ishte aq e fortë sa që makina, një Renault Captur, e drejtuar nga një grua 50 vjeçare nga Reggio Emilia, u hodh përpara dhe përplasi tri vajzat, përkatësisht 23, 27 dhe 29 vjeç, të cilët në atë moment ishin para makinës.
Dy nga vajzat u tërhoqën zvarrë disa metra. Në fillim, kushtet e tre vajzave dukeshin më serioze.
Aksidenti ndodhi rreth orës 6 pasdite, ku 43 vjeçari shqiptar drejtonte një automjet tip Kia Carnival, duke mos ndalur në vijat e bardha.