TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se kreu i grupit parlamentar të PD do të jetë Enkelejd Alibeaj dhe jo më Alfred Rushaj. Ai tha se ky vendim u mor në bashkëpunim me Rushaj dhe kjo në kuadër të riorganizimit të PD.
DEKLARATA E BASHËS:
Fillimisht dua tju informoj se me një vendim të përbashkët timin dhe të Kryetarit të Grupit Parlamentar z. Alfred Rushaj, kemi vendosur me dakordësi, që drejtimi i Grupit, me sfidat e reja që kemi përpara, t’i kalojë z. Enkelejd Alibeaj. Edhe pse z. Rushaj nuk është sot prezent në mbledhje për arsye shëndetësore, unë dua ta falenderoj atë për gjithë punën e jashtëzakonshme që ka bërë gjatë kësaj periudhe, dhe bashkërisht jemi duke punuar për një projekt të përbashkët politik për të ardhmen, që ndihmon dhe con përpara sfidat që ka PD. Nga ana tjetër, do të propozoj si Nënkryetar të Kuvendit, z. Agron Gjekmarkaj, që gjithashtu kërkoj nga Këshilli Kombëtar që të votohet edhe si Nënkryetar i Partisë Demokratike. Një përfaqësues i denjë i demokratëve, botës akademike dhe komunitetit katolik. Jam i bindur se z. Gjekmarkaj është vlerë e shtuar në lidershipin e Partisë Demokratike.