Një apartament në katin e 10-të në lagjen ‘Aqif Pasha’ në Elbasan është përfshirë nga flakët. Zjarri ka nisur në pallatin që ndodhet pranë shkollës “Sulë Harri” duke shkaktuar panik te banorët e të gjithë pallatit. Shkak është bërë një defekt në automat.
Mësohet se në momentin kur ka rënë zjarri kanë qënë brenda në banesë dy persona, një burrë dhe një grua. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga zjarri, ndërkohë që forcat zjarrëfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.