Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka rënë zjarr në një qendër studimi për fëmijë. Paraprakisht Policia e Tiranës informon se rreth orës 01:00, në rrugën “Thoma Koxhaj” është përfshirë në flakë qendra e studimit për fëmijë, ku për pasojë janë shkaktuar dëme materiale.
“Me datë 18.01.2022, rreth orës 01:00, në rrugën “Thoma Koxhaj”, ka rënë zjarr në një qendër studimi për fëmijë, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia e Tiranës.