TIRANË– Pas vizitës në Maqedoninë e Veriut, ministrja gjermane e Europës, Anna Luhrmann. Nga sa bëhet me dije ajo do të pritet në zv.kryeministri Arben Ahmetaj në orën 09:30 në Kryeministri, ku dhe pritet që të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët menjëherë pas takimit.
Në qendër të bisedimeve do të jetë integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në rajon si edhe reformat e brendshme. Sipas një deklarate të ministrisë së jashtme gjermane, Luhrmann u shpreh para takimit se të dyja vendet kanë plotësuar kushtet, e për pasojë duhet të mbahet sa më parë konferenca ndërqeveritare.
“Të dyja vendet i kanë plotësuar kushtet, prandaj duhet të fillojnë menjëherë konferencat ndërqeveritare. Ne e mbajmë fjalën. Për vijimin e rrugës drejt BE-së mbetet vendimtare që të vijojnë reformat dhe mirëqeverisja”, mësohet të ketë thënë ajo.
Në Tiranë, ministrja gjermane do të bisedojë edhe për rolin e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë dy vendet e para, pas Francës në dhjetor, që ministrja gjermane e Evropës i viziton që kur ka ardhur në detyrë në dhjetor të vitit të kaluar. Një dëshmi kjo, që qeveria e re mes të gjelbërve, socialdemokratëve dhe liberalëve, sikurse e ka shprehur dhe në marrëveshjen e koalicionit, e merr seriozisht perspektivën evropiane të rajonit.
Qysh në pjesëmarrjen e saj të parë në takimin e rregullt të Këshillit të Ministrave të Evropës, që u mbajt në 14 dhjetor në Bruksel, Luhrmann kërkoi fillimin e konferencave ndërqeveritare me dy vendet.