Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen ’10 korriku’ në Vlorë.
Rrethanat e zjarrit janë ende të paqarta ndërsa dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike. Siç shihet në pamjet e siguruara, mjeti tip ‘Golf 4’ ka qenë i parkuar dhe për fat të mirë nuk ka të lënduar.